Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimet e kryera nga skuadra e Napolit, shkruan VAR Kosova.
Napoli kishte dy raste pozitive, ndërsa dje testoi gjithë skuadrën për herë të dytë.
Nga këto teste, dy rezultate janë kthyer pozitive, mes tyre edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani bashkë me një anëtar të stafit, raporton Il Mattino.
Rrahmani tashmë do të ndjek procedurat e zakonshme, ku do të izolohet për dy javë dhe do të mungojë për Kosovën në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut, që do të zhvillohet më tetë tetor. /VAR Kosova/