Mbrojtësi i djathtë, Hadërgjonaj për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se kanë luftuar për njëri-tjetrin dhe se ishin emocionet të cilat e kapluan në rastin me gjyqtarin e ndeshjes.

“Normal, e kemi pas një fazë të vështirë, i kemi pas disa mungesa. Sonte kemi dashur ta tregojmë se jemi ekip, të luftojmë për këtë shtet, shpresojmë se kemi treguar një anë pozitive dhe kemi luftuar në fushë për njëri-tjetrin dhe kemi marrë këtë pikë për Kosovë”.

“Kjo ka qenë një kapitull i ri pas Maqedonisë, sot ka qenë hapi i parë, me i treguar popullit se nuk jemi këtu me fat, e kemi treguar vetën shumë në një anën pozitive”.

“Në muajin tjetër i kemi dy lojë dhe duhet të shkojmë hap pas hapi. Këto janë emocionet e lojës, normal na kemi thanë se duhet me luftuar, referi nuk ishte në anën tonë, emocionet ishin pas ndeshjes, shkuam si ekip krejt bashkë te referi u munduam të bëjmë diçka”, tha Hadergjonaj pas ndeshjes.