Ish-sulmuesi i Manchester United Dimitar Berbatov mendon se sulmuesi anglez Harry Kane është menjëherë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Berbatov, ka lavdëruar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Ai e pranon se nuk është në nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por është sipas tij, menjëherë pas tyre.

“Pas Messit dhe Ronaldos, Harry Kane dhe Robert Leëandoëski janë dy talentet më të mirë në sportin tonë”, tha Berbatov për “Betfair”.

“Kane asistoi në vikend (në barazimin 3-3 me Ëest Ham), ai në nivel fantastik, diçka të tillë ju prisni vetëm nga Kevin De Bruyne”.

“Është kënaqësi t’i shohësh duke luajtur Kane dhe Son, dy lojtarë fantastik që e njohin njëri tjetrin shumë mirë”.