“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, pasi janë mposhtur edhe nga Sllovenia në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma (dje), shkruan VAR Kosova.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.

Pas humbjes, ish-futbollisti dhe trajneri kosovar, Erdin Hashani ka thënë se Challandes duhet të largohet.

“Mendoj se Bernard Challandes duhet të largohet. Nëse do ta kalonte Maqedoninë e Veriut dhe do të humbte në finale të Ligës së Kombeve, do të ishte mirë të vazhdonte, por jo në këtë mënyrë”, tha fillimisht Hashani.

“Trajneri nuk po bënë ndryshime. Pse nuk po aktivizon lojtarë të ri nuk e di. Ai trajner ka simpati për Benjamin Kolollin të cilin e aktivizon në çdo pozitë dhe e largon Bernard Berishën për një gjest”, ka deklaruar Erdin Hashani në “KTV”, përcjell Zeri.info.