Shpesh kemi dëgjuar thënien e famshme ‘foto flet sa një mijë fjalë’. Njëjtë flet edhe fotografia e kampionit të botës në boks, Haxhi (Robin) Krasniqi, me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vendosur në ballë.
Kjo fotografi e realizuar në vitin 1999, tregon më së miri për jetën e tij të vështirë, kur kishte ikur nga lufta dhe ishte vendosur në Tiranë si refugjat, bashkë me familjen e tij, shkruan VAR Kosova.
Bashkë me Haxhi Krasniqin në këtë foto, është edhe Hazir (Ziko) Haxha.
Ata kanë jetuar pranë njëri-tjetrit në Tiranë si refugjatë, edhe pse njëri nga Juniku e tjetri nga Suhareka.
Ziko, edhepse i thirrur në emrin e një legjende të futbollit, ka qenë volejbollist i klubit “Theranda” dhe më pas gjyqtar në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Hazir (Ziko) Haxha, njëjtë si Haxhi Krasniqi, sot jeton dhe vepron në Gjermani./VAR Kosova/