Mediat në Itali raportojnë se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, mund të kthehet në Itali.
Madje, sulmuesi aktual i Paris Saint-Germain mund rikthehet në qytetin e Milanos, por jo te ish-skuadra e tij Inter.
Raportohet se tashmë skuadra e Piolit ka target kryesor sulmuesin argjentinas.
Icardi po shihet si zëvendësues i suedezit Zlatan Ibrahimovic për sezonin e ardhshëm.
Mauro Icardi kompletoi transferimin e tij të përhershëm nga Interi te PSG gjatë kësaj vere. Ai ka kontratë me PSG-në deri më 2024.