Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori.
“Dardanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Shkup.
Ndeshja e sotme që nis nga ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup.
Jashtë stadiumit, shihen forca të shtuara të sigurisë dhe grupe policësh çdo 20-25 metra.
Gjithashtu, janë duke u konfiskuar me “merimangë” veturat e parkuara përreth stadiumit në fjalë. /Zeri.info