Kampionët e shumëfishtë italian, Juventus nuk kanë marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e sontme ndaj Veronës.

“Zonja e Vjetër” e cila erdhi pas një barazimi (1:1) javën e kaluar, ka barazuar sërish, kësaj radhe në shtëpi nga Verona.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Favilli pas një ore lojë.

Golin e barazimit për Juventusin e gjeti i inkuadruari në pjesën e dytë, Kulusevski në minutën e 78-të, pas asistimit të Alvaro Moratës.

Juventusi me këtë barazim gjendet në vendin e pestë në tabelë, me nëntë pikë në pesë takime.

Në anën tjetër, Verona ndodhet në vendin e tetë në tabelën e Serie A dhe ka tetë pikë gjithsej.