Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ishte titullar në barazimin pa gola të Dinamo Zagrebit me klubin holandez Feynord, shkruan VAR Kosova.
Kastrati në këtë ndeshje luajti si mesfushor sulmues në krahun e djathtë dhe zhvilloi 54 minuta.
Për këta minuta sa ishte në fushë, Kastrati u vlerësua me notën 6.1 nga “Ëhoscored.com”.
Kjo ishte ndeshja e parë e tij në Ligën e Evropës, duke bërë një debutim solid me fanellën e gjigantit kroat.
Dinamo është në grupin K të Ligës së Evropës së bashku me Feynord, CSKA Moscoë dhe Ëolfsberger AC.
Pas kësaj ndeshjes, klubi kroat renditet në pozitën e fundit me një pikë, aq sa kanë edhe tri klubet tjera në këtë grup. /VAR Kosova/