Lirim Kastrati ka vazhduar formën e mirë edhe me klubin kroat, Dinamo Zagbreb. Kastrati ishte fantastik në fitoren e Dinamos në elitën e futbollit kroat, shkruan VAR Kosova.
Dinamo mposhti Goricën e Albin Dokës me rezultat 3:2, tre golat për Dinamo Zagrebin i shënoi Mario Gavranoviç.
Reprezentuesi i Kosovës, Kastrati arriti të asistojë në golin e dytë të Gavranoviçit. Kastrati e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në pjesën e dytë u zëvendësua.
Ai nga mediet kroate u vlerësua me notën 7.5.
Për skuadrën e Goricës paraqitet edhe mbrojtës shqiptar, Albin Doka, i cili në këtë ndeshje ishte vetëm rezervist. Doka këtë sezon kaloi në klubin kroat nga klubi i madh shqiptar, KF Triana. /VAR Kosova/