Në kuadër të elitës së futbollit kosovar, në mesditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje tejet interesante.
FC Prishtina ishte nikoqir i Besës së Pejës në kryeqytet, derisa Drenica ishte mysafire e Llapit në ndeshjet e vlefshme për javën e gjashtë.
Skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani “demoloi” Besën me rezultat të thellë, 4:0.
Pas gjashtë javësh, FC Prishtina ngritet në vendin e tretë në tabelë me tetë pikë të tubuara, kurse Besa mbetet në vendin e nëntë me tre sosh.
Kurse, Drenica me fitoren ndaj Llapit ngritet në vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse skuadra nga Podujeva mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.