Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota, ishte dyshja që ndërrojë gjithçka në lojën e Liverpoolit në ndeshjen kundër West Ham United.

Ata u futën në lojë në minutën e 70-të të ndeshjes dhe rezultuan si zëvendësim shumë i qëlluar.

Shaqiri asistoi për mrekulli për portugezin, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Mirëpo, pas ndeshjes, trajneri gjerman foli për portugezin Jota, duke lavdëruar lojën e tij

“Kemi luftuar shumë për të nënshkruar me të”, tha Klopp.

“Ai është më i mirë sesa kam menduar dhe kjo është vërtetë mbresëlënëse”, tha Klopp pas ndeshjes, duke mos e përmendur fare Shaqirin, i cili ka luajtur shumë pak nën drejtimin e gjermanit./VAR Kosova/