Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes me Arsenalin në EFL Cup.
Skuadra e Artetas e fituan takimin në penallti, e në këtë ndeshje nuk ishte i ftuar fare Xherdan Shaqiri, shkruan VAR Kosova
Për këtë ka folur edhe Klopp, ku tha se Shaqiri nu është i lënudar, por janë disa vendime të trajnerit.
“Nuk dua të them asgjë në lidhje me këtë, ajo që mund ta them se ai nuk është i lënduar dhe nuk mungoj për arsye disiplinore, ai nuk bëri asgjë keq. Vetëm se është një kohë e vitit kur trajneri merr disa informacione dhe duhet të reagoj. Ne do ta shohim”, tregoi Klopp.
Shaqiri gjatë këtij viti nuk ka marrë shumë minuta, por Klopp gjatë tërë kohës është shprehur se ai është i rëndësishëm për ekipin.
Ai ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon në Premierligë. Shaqiri u paraqit vetëm në një ndeshje në “EFL Cup”