Kombëtarja e Kosovës ka lëshuar hotelin në të cilin ishte e akomoduar për t’u nisur drejt stadiumit “Todor Proeski”.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka qenë i pari që është futur në autobusin e skuadrës, i përcjellur nga futbollistët e Kosovës.
Për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.
Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut përballen me fillim nga ora 20:45./VAR Kosova/