Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes duhet ta mendojë formacionin ndaj Greqisë pa Valon Berishën, Edon Zhegrovën dhe Arbër Zenelin, shkruan VAR Kosova.

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, thuhet në komunikaten e lëshuar nga FFK.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.