Milano dhe Roma ka ndarë pikët në San Siro në ndeshjen e fundit të javës së pestë në Serie A.

Në këtë derbi u shënuan gjashtë gola, por më i rëndësishmi i mbrëmjes, ishte goli i mbrojtësit të Romës, Marash Kumbulla.

Shqiptari shënoi në minutën e 84-të, për të barazuar rezultatin 3-3, pas asistimit që i bëri Ibra.

Në këtë ndeshje dy gola i ka shënuar Zlatan Ibrahimovic, njërin në pjesën e parë dhe tjetrin në të dytën nga penalltia.

Nga pika e bardhë shënoi edhe Jordan Veretout. Golashënues në këtë ndeshje po ashtu ishin edhe Edin Dzeko dhe Saelemaekers.