Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla zhvilloi vetëm 12 minuta në fitoren e Romës kundër Beneventos me rezultat 5:2, shkruan VAR Kosova.

Kumbulla këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, por në fund të ndeshjes trajneri portugez i kryeqytetasve, Paul Fonseca e aktivizoi talentin shqiptar.

Mbrojtësi shqiptar u inkuadrua në minutën e 78-të, pas disa problemeve në mbrojtjen e romakëve.

Pavarësisht rezultatit të thellë, Roma “vuajti” shumë pasi që nga minuta e 69’, Roma shënoi për 3-2 pas golit të Jordan Veretout nga pika e bardhë.

Më vonë në listën e golashënuesve ishin edhe Dzeko e Perez për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Roma ka grumbulluar shtatë pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në Serie A. /VAR Kosova/