Edhe pak miunta na ndajnë nga përballja e radhës e Përfaqësueses  së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan VAR Kosova.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime në formacion, derisa ka eksperimentuar me sistemin 3-5-2.

Gjithashtu, kapiten në këtë sfidë do të jetë mesfushori Herolind Shala.

No description available.

Në “Spyros Louis” në Athinë, Kosova do të jetë mysafire e Greqisë në kuadër të Ligës C.

Kosova është pa fitore në shtatë ndeshjet e fundit, derisa sonte “Dardanët” duan ta thyejnë këtë ecuri negative.

Pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Greqia: Vlachodimos; Hatzidiskos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis; Kourbelis, Zeca; Limnios, Bakasetas, Mantelos; Pavidis

Kosova: Muriç; Vojvoda, Aliti, Dresheviç; Paqarada, Shala, Loshaj, Celina, Hadërgjonaj; Kololli, Kastrati.