Kampionati elitar në futbollin kosovar do të rikthehet këtë vikend me ndeshjet e xhiros së gjashtë.
Dueli ndërmjet Arbërisë dhe Ballkanit hap siparin e kësaj jave, e cila nis të premtën dhe përfundon të dielën.
Mirëpo, siç merr vesh Gazeta “Sheshi” kalendari për ndeshjet e radhës do të jetë tejet i ngjeshur për klubet kosovare, pasi që do të ketë ndeshje çdo të tretën ditë.
Xhiro e shtatë e kampionatit elitar do të vazhdojë menjëherë në mesjavë, teksa faza e parë kampionale prej nëntë xhirosh do të mbyllet para muajit nëntor.
Gjithashtu se do të vazhdohet menjëherë me ndeshjet e xhiros së 10-të, 11-të dhe 12-të, teksa më pas pritet të shkohet në pushim disa ditë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve.
Në stinorin vjeshtor do të zhvillohen 18 ndeshje apo ndryshe dy fazat e para kampionale.