Gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, sonte ishte anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvaros.
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Ferencvaros, në takimin e parë të grupit G në Champions League.
Një ndeshje e dominuar nga Barcelona, me gjithsej gjashtë gola të shënuar për 90 minuta dhe me një karton të kuq, Gerrard Pique i katalunasve u përjashtua në minutën e 68-të.
Gjyqtar kryesor ishte Sandro Scharer, ndërsa asistentë të tij Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt ishte Fedayi San.
Zogaj me gjyqtarë të tjerë zviceranë kryen detyrën me shumë sukses.