Barazimi 2-2 me Evertonin, duket se do t’i kushtojë shumë kampionëve aktual të Anglisë, Liverpoolit.

Pas portierit, Alisson që është lënduar, sot është lënduar edhe një prej lojtarëve kryesor, Virgil Van Dijk.

Holandezi u lëndua në një duel me portierin e Evertonit, Jordan Pickford, në pjesën e parë të ndeshjes.

Sipas BeIn Sport, mbrojtësi holandez pritet të mungojë 7 ose 8 muaj nga fushat e blerta pasi ka dëmtuar ligamentet krucial në gjurin e djathtë.