Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka zgjedhur si golin më të bukur të raundit atë të futbollistit të Kosovës, Florent Hadergjonaj.
Hadergjonaj këtë gol e shënoi në ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play Off” në Ligën e Kombeve, ndeshje të cilën Kosova e humbi 2:1.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës e shënoi këtë gol pas një gabimi të portierit maqedonas duke e goditur topin nga një largësi prej rreth 30 metrave për ta barazuar rezultatin.
Padyshim, Florent Hadergjonaj ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës në tri ndeshjet e muajit tetor.