Drejtori sportiv i skuadrës italiane Lazio, Igli Tare, ka folur për rastet e shumta me koronavirus.
Në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, ndaj Club Brugges në Belgjikë, Lazio ishte pa gjysmën e ekipit dhe pa një pjesë të mirë të titullarëve të cilët logjikisht janë prekur nga COVID-19.
Mirëpo klubi italian ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për të konfirmuar rastet e futbollistëve të prekur me koronavirus.
Para ndeshjes ndaj Club Brugges takim, në të cilin Lazio mori një barazim 1-1, foli para mediave, drejtori sportiv Igli Tare, i cili la të kuptohet se për momentin po presin përgjigjen e tamponëve, dhe nëse mund të konfirmohen të gjitha rastet pozitive, Lazio mund të kërkojë edhe shtyrjen e ndeshjeve të ardhshme.
“Na kalon në mendje ideja, por duhet të presim më parë të gjitha verifikimet e tamponëve dhe të premten do të bëjmë përmbledhjen e të gjithë kësaj situate që po kalojmë”, tha Tare.