Arbëria ka arritur të mposhtë Drenicën në udhëtim me rezultat 0:1, ndërsa Besa e Pejës me Llapin kanë luajtur baras me rezultat 2:2.

Skuadra nga Lipjani mori tre pikët e plota me autogolin e futbollistit të Drenicës, Genc Hamitit në minutën e tetë të ndeshjes.

Drenica tentoi barazimin por pa ia arritur qëllimit, duke pësuar një humbje të madhe në shtëpi.

Me këtë fitore Arbëria renditet në pozitën e dytë me 11 pikë, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e gjashtë me tetë pikë.

Në ndeshjen e dytë që u zhvilluar në Pejë, përfundoi baras me rezultatin 2:2.

Llapi e përfundoi pjesa e parë me epërsi prej dy golave, por vendësit nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Golat për Llapin i shënuan Engjëll Hoti dhe Arbnor Ramadani, ndërsa golat e barazimit për Besën i shënuan Haxhi.

Besa me këtë pikë renditet në pozitën e nëntë me 4 pikë, ndërsa Llapi në pozitën e fundit me dy pikë.