Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, është duke avancuar kundër Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në Shkup.
Pjesa e parë i takuar skuadrës vendase sa i përket golave, por jo edhe lojës.
Loja që u shfaq nga vendasit në 45 minutat e para, nuk ishte ajo që janë mësuar tifozët e shtetit fqinj.
Faqja e famshme në Tëitter Football Macedonia, ka reaguar në fund të pjesës së parë, duke kërkuar më shumë nga futbollistët.
“Një performancë e varfër e pjesës së parë, por rezultati i mirë. Problemet e njëjta si gjithmonë, thjesht nuk po luajmë futboll”, shkruan kjo faqe.





























