Kapiteni Amir Rrahmani i ka dërguar mesazh mbështetës Kombëtares së Kosovës para ndeshjes së sontme me Maqedoninë e Veriut.

“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.

Ndeshja që luhet nga ora 20:45, është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, mbrojtësi prishtinas i Kosovës dhe Napolit ka motivuar “Dardanët” me një postim.

Shkrimi i plotë i Rrahmanit:

“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithe Shqipetarve eshte ne fushe me ju.

Tregojuni botes kush jemi.

FORCA KOSOVE”.