Sonte në program është ndeshja e fundit e javës së pestë në Serie A.

Milani, që nuk po njeh rezultat tjetër përveç fitores, e pret në shtëpi Romën e Marash Kumbullës.

Kryeqytetasit udhëtojnë në qytetin e modës për rezultat pozitiv dhe ngritjen në tabelë, kurse “Rossonerët” dëshirojnë të vazhdojnë me fitore si klubi i vetëm në Evropë.

Në formacionin e Milanit sonte pritet të startojë mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, i cili është rikuperuar.

Në anën tjetër, për Romën pritet të startojë nga minuta e parë edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Këto janë formacionët e mundshme të dy skuadrave:

Milan: (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rafael Leao; Ibrahimovic.

Roma: (3-4-2-1): Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko.