Vedat Muriqi ka zhvilluar ndeshjen e tij të dytë në Ligën e Kampionëve me Lazion kundër klubit belg, Brugge, shkruan VAR Kosova.
Muriqi këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë por u inkuadrua në pjesën e dytë.
Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në minutën e 56-të dhe zhvilloi një ndeshje solide për klubin italian.
Nga portali prestigjioz i vlerësimeve, “WhoScored” ai u vlerësua me notën 6.1.
Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio nuk ka arritur të marrë asgjë më shumë se një pikë ndaj belgëve duke barazuar 1:1.
Me këtë barazim, Lazio mbetet në vendin e parë në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Club Brugge në vendin e dytë. /VAR Kosova/