Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Lazion në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, shkruan VAR Kosova.

Klubi italian triumfoi në ndeshjën e parë në kuadër të Grupit F, edhe atë me rezultat bindës prej 3-1 kundër skuadrës gjermane.

Muriqi, i cili iu bashkua Lazios këtë verë nga Fenerbahce, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquin Correas.

“Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lazio!”, ka shkruar 26-vjeçari në postimin e tij.

Këtij publikimi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ndeshja kundër skuadrës gjermane. /VAR Kosova/