Milani i Stefano Piolit është duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë, teksa qëndron i pamposhtur si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Europës.
Përpos kësaj, kuqezinjtë janë duke menduar për ndonjë rregullim të mundshëm në merkaton e janarit, teksa reparti që duket se ka nevojë për ndërhyrje është mbrojtja, pasi alternativat janë të pakta.
Shkodran Mustafi është emri i përfolur së fundmi që mund të bashkohet me 7 herë fituesit e Champions-it.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, e njeh mjaft mirë Serinë A italiane, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Sampdorias.
28-vjeçari duket se ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Arsenalin, teksa është edhe jashtë planeve të trajnerit Arteta.