Portieri i Kosovës, Aro Muric, ka pranuar sërish gol në La Liga 2 në Spanjë.

Skuadra e tij Girona, ka humbur sërish. Këtë herë nga Fuenlabrada me rezultat 0-1.

Aro Muric pranoi gol në fund të pjesës së parë.

Edhe në ndeshjen e kaluar, 21-vjeçari nuk arriti ta mbajë të paprekur portën e tij.

Sulmuesi serb i Sporting Gijon, Uros Gjurgjevic, shënoi dy gola në portën e portierit kosovar.

Aro Muric u transferua te Girona muajin e kaluar, në formë huazimi nga Manchester City.