Pak minuta ka zgjatur meçi ndërmjet Nuri Seferit dhe boksierit rus, Murat Gassijev.

Ish-kampioni i botës e ka nokautur shqiptarin qysh në raundin e parë.

Ai mori një goditje të fuqishme nga boksieri rus dhe u rrëzua në tokë dhe nuk mundi të merrte veten.

Kujtojmë që Nuri Seferi e ka zhvilluar këtë meç si zëvendësim i vëllait të tij, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.