Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Juventusit dhe Napolit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.

 Edhe pse mbrëmë u tha se takimi i natës së sotme nuk do të zhvillohej, por ndryshe vendosi Qeveria italiane, lejoi që dueli Juventus – Napolit të luhet sot, shkruan VAR Kosova

Napoli numëron dy lojtarë të infektuar me Covid-19 dhe si pasojë kanë shpallur një situatë alarmante.

Protokolli i Serie A nuk sheh që një ndeshje të shtyhet apo anulohet, nëse skuadra ka së paku 13 lojtarë në dispozicion për ndeshje.

Kështu, skuadra e Juventusit para pak çastesh, ka lajmëruar tifozët përmes një postimi në “Twitter” se ky takim do të zhvillohet sot.