Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me fanellën e Ballkanit këtë edicion.
Në shtatë xhirot e para të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, “bomberi” gjilanas e ka gjetur rrjetën 14 herë.
Mesatarisht, ish-futbollisti i Llapit ka shënuar dy gola për çdo ndeshje deri më tani për Ballkanin.
Pas mediave në Itali, edhe mediumet franceze kanë nisur të shkruajnë për yllin e Ballkanit.
“SoFoot” ka shkruar se Daku është duke e “çmendur” me paraqitjet e tij kampionatin e Kosovës.
“Ballkani nuk po i lë shancë të tjerave, e njejta vlenë edhe për sulmuesin Mirlind Daku. 22 Vjeçari po shkatërron mbrojtjet e skuadrave kosovare qysh nga fillimi i këtij sezoni. Viktima e fundit deri tash: Drita që pësuan dy gola nga gjuajtësi”- shkruhet ndër të tjera në artikullin e “SoFoot”.