Gjilani me dy gola ka arritur të marr tri pikë shumë të rëndësishme në kryeqytet.
Skuadra gjilanase mposhti Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 0-2.
Hajdari shënoi në minutën e 13-të për epërsinë e parë për mysafirët.
Futbollisti i Gjilanit ishte i saktë nga pika e bardhë. Goli i dytë në ndeshje u shënua në minutat shtesë nga Progoni.
Kjo ishte humbja e parë pas 16 ndeshjes për Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’.