Për grupin e tifozëve ‘Skifterat’ të Gjilanit, sot është një ditë shumë e dhimbshme.

Gjatë mesnatës është qëlluar për vdekje Engjëll Smerqaku në Gjilan.

19-vjeçari ishte anëtar i tifogrupit të klubit të Gjilanit “Skifterat”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, tifogrupi gjilanas ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Smerqaku.