Prishtina u mposht në shtëpi nga Gjilani me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.
Prishtina humbi si vendas nga golat Fiton Hajdarit në pjesën e parë dhe Gerhard Prognit në minutat shtesë të ndeshje.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i Prishtinës, Ramadani.
“Nuk treguam grint, nuk dhamë asgjë për të fituar. Madje, nuk dhamë as për të barazuar, shpërdoruam raste, humbëm penaltinë dhe kjo është e gjitha”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.
Tutje, trajneri nga Maqedonia e Veriut ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Ballkanit, ku ka thënë se pret fitore.
“Prishtina edhe po të luaj me juniorë për objektiv e ka fitoren”, përfundoi trajneri i Prishtinës.
Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë, por që ka një ndeshje për të zhvilluar në shtëpi me Dritën.