Freiburgu dhe Werder Bremeni janë përballur në pasditën e sotme në kuadër të Bundesligës gjermane, shkruan VAR Kosova.

Super ylli i Kosovës, Milot Rashica e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë, por që u inkuadrua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Rashica i dha gjallëri sulmit të skuadrës së Florian Kohfeldt, por pa arritur të shënojë në ndeshjen e tij të parë zyrtarë këtë sezon.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Scharzwald Stadion”, fitues nuk kishte, derisa rezultati përfundimtar ishte 1:1.

Lienhart shënoi për vendasit, derisa për Werder Bremenin golin e barazimit e shënoi Fullkkrug.

Nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve, ylli i Kosovës u vlerësua me notën 6.0.

Image

Reprezentuesi i Kosvoës ishte shumë afër largimit nga Bremen në ditën e fundit të afatit kalimtar, por që për shkak të dokumentave i dështoi kalimi në Bayer Leverkusen. Transferimi i tij te “farmaceutikët” pritet të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

Rashica nuk arriti ta ndihmojë Kosovën në tri ndeshjet e tetorit që i zhvilloi për shkak të lëndimit, që kishte pësuar ndaj Moldavisë në fillim të muajit shtator. /VAR Kosova/