Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, shkruan VAR Kosova.

Rooney nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se është testuar por fatmirësisht ka rezultuar negativ.

Ish ylli i Manchester Untied është shprehur i lumtur për familjen e tij, por tejet i zemëruar për shkak se do të mungojë në disa ndeshje të Derby County, për shkak të vetizolimit.

“Sapo pranova rezultatin e testit për Covid19, i cili ka treguar se nuk e kam virusin. Jam i lumtur për vetën dhe familjen time, por natyrisht i zemëruar dhe i zhgënjyer që tani duhet të izolohem dhe të humbas ndeshjet e rëndësishme të Derby County”, ka njoftuar Wayne Rooney.

Rooney do të mungoj në tri ndeshjet e ardhshme të klubit anglez, i cili bënë gara në rangun e dytë të futbollit anglez (Championship).

Ylli anglez është testuar pasi ka pasur një takim me një mik të tij i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rooney është pjesë e klubit anglez Derby County si futbollist dhe anëtar i shtabit teknik të trajnerit holandez Philipe Cocu.

Sulmuesi i njouhr anglez është golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë. /VAR Kosova/