Mesfushori defanziv i Kosovës, Herolind Shala, ka dalë me lot në sy para kamerës së SuperSport Kosovës.

Shala i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për këtë humbje.

“Dua të kërkoj falje popullit, nuk kemi arritur të bënim atë që e kemi premtuar, për atë ju kërkoj falje”, tha Shala.

“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pas shumë depërtime, por nuk kishim njerëz në zonë të rreptësisë edhe normalisht kemi pranuar gola shumë të lehtë. Normalisht se po, kemi provuar me krijuar sa ma shumë raste”, tha Shala.