Sulmuesi anglez, Ollie Wtakins, e mori topin në shtëpi pas ndeshjes ndërmjet Aston Villas dhe Liverpoolit.

24-vjeçari shënoi tri herë në portën e kundërshtarit, edhe atë në pjesën e parë.

Megjithatë, pas ndeshjes ka thënë se do të duhej të shënonte edhe një gol.

“Në fund të fundit, duhet ta shënoja edhe një”, ka thënë Watkins.

“Në rastin që isha i vetëm me portierin, do të duhej të shënoja atë gol”, ka thënë Watkins për SkySports.

Hattricku i tij, ishte i pari kundër Liverpoolit në Premier League, që nga viti 2010.

Atëbotë, tre gola Liverpoolit ia kishte shënuar ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov./VAR Kosova/