Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës, me epërsinë e mysafirëve.
Anglia është me një lojtar më pakë që nga minuta e 32, kur mbrojtësi shumë milionësh i Manchester United, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje.
Fillimisht Maguire u ndëshkua në minutën e 5-të të ndeshjes.
Kurse pas ndërhyrjes në sulmuesit të Barcelonës, Martin Braithëaite, mbrojtësi anglez u ndëshkua me kartonin e dytë dhe u largua nga ndeshja.
Disa minuta më vonë, mysafirët fituan një penallti, të cilën e ktheu në gol Eriksen.
Danezi ka shënuar golin e 36-të për kombëtaren në ndeshjen e tij numër 100.