Portugezin e Manchester United, Bruno Fernandes, rrallë herë e shohim duke shënuar gol nga loja dhe jo nga penalltia.
Tradita e shënimit ët golave nga pika e bardhë ka vazhduar edhe në ndeshjen e sotme që ai ishte si kapiten kundër Paris Saint-Germain.
Në minutën e 23-të, ai u treguar i saktë nga 11-metërshi, për t’i dhuruar mysafirëve epërsinë 0-1.
Ishte përsëri një futbollist i Manchester United që shënojë gol në pjesën e dytë, ndonëse në portën e gabuar.
Francezi Anthony Martial shënoi autogol në golin e De Geas për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 87-të, Marcus Rashford, shënoi për golin e dytë të United. Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes, PSG-Manchester United 1-2./VAR Kosova/