Kosova ditëve të fundit është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë, COVID-19 derisa numri i të infektuarave po rritet bukur shumë.
Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të paralajmërojë masa shtesë, derisa nuk përjashtohen edhe mundësi e mbylljes nëse veç përkeqësohet situata.
Federata e Futbollit e Kosovës është duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe për momentin nuk sheh ndonjë rrezik, megjithatë në momentit që vjen ndonjë vendim nga IKSHPK-ja atëherë ato vendime do të respektohen maksimalisht.
“Ne po e përcjellim situatën ditëve të fundit dhe po e shohim që numri është në rritje, por nuk kemi ndonjë shenj se garat mund të ndërpritet. Mirëpo, në momentin që institucionet shëndetësore sjellin ndonjë vendim ose masë shtesë sigurisht që do t’i përmbahemi maksimalisht”, ka thënë Agim Ademi për “Zeri.info” duke shtuar:
“Deri tash jam shumë i kënaqur me klube me përmbushjen dhe respektimin e rregullave të vendosura. Ne edhe kemi marrë lëvdata për respektimin e këtyre masave për çka unë i falënderoj klubet”, shtoi numri një i FFK-së.
Shtëpia e futbollit e Kosovës për të qenë gara sa më në rregulle dhe shëndeti i pjesëmarrësve të jetë më i sigurt, po dërgon mjek shtesë nëpër stadiume të cilët po e përcjellin situatën.
“T’ju njoftojë se ne jemi duke e dërguar nga një mjek shtesë në ndeshje, përveç atyre që i kane klubet, dhe ata po e monitorojnë situatën duke përcjellë nëse ndonjë lojtar ka simptoma, temperaturë ose diçka tjetër. Pra gjithçka është duke shkuar sipas rregullave dhe masave të vendosura. Shpresoj që situata të mos përkeqësohet dhe garat të vazhdojnë normalisht”, ka përfunduar numri një i FFK-së, Agim Ademi.