Mesfushori francez Dimitri Payet, ishte protagonisti i pjesës së parë në ndeshjen Lyon – Marseille.
Futbollisti i skuadrës mysafire, arriti të shënonte golin e parë në ndeshje në minutën e 16-të.
Por tre minuta më vonë, 33-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.
Mesfushori 22-vjeçar i Lyonit, Houssem Aouar, shënoi golin e barazimit.
Aour shënoi në minutën e 28-të, që doli të ishte i fundit në këtë ndeshje.