Për më shumë se 30 minuta, Barcelona kishte epërsinë numerike në fushë ndaj Alaves.
Megjithatë, Lionel Messi me shokë, nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol.
Jota u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62-të.
Një minutë më vonë, Barcelona shënoi golin e barazimit, përmes Antoine Griezmann.
Vendasit ishin në epërsi që nga pjesa e parë, kur pas gabimit prej amatori të poriterit Neto, shënoi Rioja.