Ndeshja e fundit e javës së pestë në Serie A, u rezervua për derbin ndërmjet Milanos dhe Romës.

Pjesa e parë ishte mjaftë e mirë, ku u shënuan dy gola.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 2-të të ndeshjes.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, nuk arriti ta ndalë një top, i cili përfundojë në këmbën e Zlatan Ibrahimovic.

Nga afërsia, suedezi nuk e pati fare të vështirë ta mposht portierin italian, Mirante.

Mirëpo mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 14-të me anë të kapitenit, Edin Dzeko.

Edhe në start të pjesës së dytë, vendasit shënuan gol. Ishte belgu Alexis Saelemaekers ai që riktheu epërsinë për Milanon.