Xhiroja e pestë e Superligës do të fillojë me ndeshjen ndërmjet Besës së Pejës dhe Trepçës ’89.
Klasikja e elitës së futbollit tonë do të zhvillohet me fillim të orës 15:00, në stadiumin e pejanëve në Brestovik.
Jérôme Klein kërkon të arrijë fitoren e parë me Besën e Pejës, ndërkohë Trepça ’89 e Shpëtim Idrizit kërkon fitoren e tretë radhazi.
Takimi do të drejtohet nga gjyqtari Shpëtim Murtezi, i cili do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Meriton Berisha, ndërkohë Arben Halilaj do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.