Goran Pandev ka kritkuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë, për shkak mënyrës se si e kanë trajtuar atë. Pandev në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovës, ka zbuluar vështirësitë që ka pasur për të ardhur për këtë ndeshje, shkruan VAR Kosova.
Pandev kritikoi të gjithë ata pjestarë të federatës të cilët nuk u interesuan rreth problemeve të lojtarëve.
“Së pari dua të falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan të vijë në Maqedoni, më të merituarit për këtë gjë janë trajneri jonë, sekretari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore dhe Presidenti i Genoa-s. Të gjithë e dimë se sa e pasigurtë dhe e vështirë ishte të vinim këtu. Ambasada jonë në Itali kishte një sjellje të mirë, por kishte edhe nga ata persona të cilët nuk u interesuan fare dhe nuk më pyeten se a kam nevojë për ndihmë apo si jam” – ishin fjalët e Pandev.
Sulmuesi në fundi arsyetoi edhe ata persona duke thënë: “Ata janë të nxënë duke bërë gati udhën që ne të fitojmë, kështu që po e lëmë këtë gjë anash”.