Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim nga ndeshja e sotme në Athinë.
Në kuadër të Ligës C të Kombeve, “Dardanët” janë përballur sonte me Greqinë duke barazuar 0:0.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli që sonte luajti si sulmues u ndëshkua me karton të kuq.
Për shkak të reagime dhe protestave të shumta, futbollisti nga Lipjani mori karton të kuq.
Kështu, Kololli do t’i mungojë Kosovës në sfidën e radhës ndaj Sllovenisë në Ljublanë më 15 nëntor. /VAR Kosova/